Burimi: Ndërkombëtarët nuk duan rrëmujë para 25 prillit, mund të kemi edhe një koalicion PD-PS

Shqipëria

Burimi: Ndërkombëtarët nuk duan rrëmujë para 25 prillit, mund të kemi edhe një koalicion PD-PS

Më: 17 prill 2021 Në ora: 23:15
Genc Burimi

Në një intervistë në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se kush do ta marrë pushtetin në Shqipëri negociata do të merren, por nuk duhet një rrëmujë në vendin tonë.

Sipas Burimit, publikimi i të dhënave personale është diçka e pafalshme dhe s enë vendet evropiane për diçka të tillë merr së paku 3 vite burg.

Burimi: Kjo drejtësi aktuale po tregon se nuk është aq e pavarur se duam ne. Nuk pres ndonjë gjë para zgjedhjeve. Kush do ta marrë pushtetin në Shqipëri negociata do të merren, por nuk duhet një rrëmujë në vendin tonë. Nga ana tjetër një qeverisje PD-LSI nuk shihet me një sy të mirë nga SHBA. Prandaj dhe Rama i thotë ndahu nga Meta. Besoj se edhe ata e shohin se rezultati do të jetë shumë i ngushtë. Kjo do të thotë se mund të kemi një rrëmujë në vend sepse palët nuk pranojnë rezultatin. Prandaj duhet që këto zgjedhje të kalojnë në qetësi. Prandaj edhe ambasadorja amerikane nuk po flet për të dhënat private se është diçka që nuk ndodh me një kompani private këtu në Francë ji më me shtetin. Në Evropë nuk të falin, me Kod Penal ha 3 vite burg.

Partitë në vendin tonë janë pro-amerikane dhe kjo gjë është shumë e mirë. Ndryshe nga shumë vende që nuk e kanë këtë. Mund të kishim edhe një koalicion PD-PS në mënyrë që reformat të ecnin para në shumë aspekte. Në vend, nuk ka ndarja ideologjike mes partive, sepse kalojnë nga njëra anë te tjera e spektrit. Unë nuk shoh një tryezë të partive ku Basha dhe Rama të shpjegojnë programet e tyre. Këtu në Francë ka debate të përjavshme. Kjo tregon se nuk janë në gjendje që t’i mbrojnë programet e tyre partiake.

Burmi shtoi se e sheh si diçka të pëlqyeshme nga fakto ndërkombëtar një qeveri afatgjatë PD-PS. Mund të ndodhë që PS mund të formojë e vetme qeverinë.

Burimi: Unë e shoh si diçka të pëlqyeshme nga fakto ndërkombëtar një qeveri afatgjatë PD-PS. Mund të ndodhë që PS mund të formojë e vetme qeverinë, por të jemi të sigurt që opozita nuk e pranon një fitore të PS-së dhe do të nxjerrin gjithë histori të ndryshme. Nëse pranohet humbja Bash duhet të pranojë humbjen dhe të largohet nga partia. Por mund të ndodhë edhe që opozita të fitojë zgjedhjet.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat