Ambasada e SHBA:1, 2 milionë dollarë investime për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, në 20 vite

Shqipëria

Ambasada e SHBA:1, 2 milionë dollarë investime për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, në 20 vite

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:04
Foto e publikuar ne Facebook

Në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, Ambasada Amerikane sjell në vëmendje domosdoshmërinë për të ruajtur vendet e kulturës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se përgjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë investuar më shumë se 1.2 milionë dollarë në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.

Më këtë fond është ndihmuar në ruajtjen e shumë monumenteve kulturore, përfshirë Kullën e Sahatit në Tiranë, Kalanë e Gjirokastrës, kështjellën e Lezhës, Shën Nikolla-n në Voskopojë dhe shumë të tjera.

“Aktualisht po punojmë në rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Kullës së Sahatit të Krujës, fortesës së Durrësit dhe Kullës së Sahatit të Prezës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruhet në postimin e publikuar në “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, e cila na sjell në vëmendje nevojën për të ruajtur vendet e kulturës, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.

Përgjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë investuar më shumë se 1.2 milionë dollarë në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e shumë monumenteve kulturore, përfshirë Kullën e Sahatit në Tiranë, Kalanë e Gjirokastrës, kështjellën e Lezhës, Shën Nikolla-n në Voskopojë dhe shumë të tjera.

Aktualisht po punojmë në rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Kullës së Sahatit të Krujës, fortesës së Durrësit dhe Kullës së Sahatit të Prezës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat