“Kukullat e kurdisura i gjuajtën me gurë LSI”, Çela u përgjigjet të larguarve tek PS

Shqipëria

“Kukullat e kurdisura i gjuajtën me gurë LSI”, Çela u përgjigjet të larguarve tek PS

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:59
Ardit Çela

Drejtuesi politik i LSI për Qarkun e Beratit, Ardit Çela, në një takim elektoral, ku e pranishme ishte dhe kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë LSI për ndryshimin.

Ai u ndal edhe tek akuzat që ish-eksponentët e LSI para dy ditësh, bënë për këtë parti.

Më konkretisht ai tha se gurët që u hodhën ndaj LSI do të mblidhen dhe do të kthehen në investime. Ndër të tjera, Çela theksoi Skrapari është zemra e LSI dhe kjo parti në këtë zonë del padyshim forcë e parë.

“LSI vetëm rritet dita ditës dhe do të dalë forcë e parë në çdo qendër të Beratit. Teksa po vinim dikush më telefonoi dhe më pyeti, a do t’i përgjigjesha gjuhës së urrejtjes të kurdisur si kukulla gjuajtën me gurë familjen tonë të madhe LSI. Nuk kemi kohë për të humbur me ata, me ata që nuk shpenzuan asnjë sekondë kohë për ju e familjen tuaj në Parlament.

Nuk kemi kohë për të humbur me ta. Gurët që ato hodhën do i marrim, do ndërtojmë ura, rrugë, sepse kjo është LSI. Më 25 prill, Shqipëria do të ndahet nga ndasitë dhe do të bashkohen për ndryshim. Më 25 prill, ftoj të rejat dhe të rinjtë që të votojnë LSI. Ftoj të gjitha gratë dhe vajzat e Beratit të ndëshkojnë me votë ato që varfëruan qytetarët, i larguan të rinjtë dhe i çuan azilantë nëpër Evropë.

Të votojnë numrin 6 për ndryshim. Më 25 prill, ftoj qytetarët të ndëshkojnë me votë ato që nuk mbajtën premtimet dhe të votojnë LSI. Në 25 prill, ftoj të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, ta nderojnë uniformën të ushtrojnë detyrën e tyre Kushtetuese dhe qytetare, e të ndëshkojnë me votë, ata që mbështesin krimin dhe të votojnë numrin 6.

Ftoj të gjithë sipërmarrësit të votojnë LSI, sepse qeveria e dalë prej saj do të mbështesë sektorin dhe do të ofrojë rritje pagash për punonjësit. Rilindja ju mori taksat, ju falimentoi, votoni më 25 prill numrin 6. Ftoj blegtorët dhe fermerët që më 25 prill të votojnë programin e LSI që respekton djersën dhe mundin e tyre. Vëllezër dhe motra të Skraparit mos u shqetësoni për ata që duan të fusin përçarje midis nesh, Skrapari dhe LSI është një, është zemra e saj”, tha Çela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat