LSI: KQZ urdhëroi “Rilindjen” për heqjen e banderolave nga godinat publike, frika më e madhe nis pas 25 prillit

Shqipëria

LSI: KQZ urdhëroi “Rilindjen” për heqjen e banderolave nga godinat publike, frika më e madhe nis pas 25 prillit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Kryetarja e LSI Durrës, njëherësh kandidate për deputete Kontjana Kuçi ka reaguar pas kërkesës së KQZ për heqjen e banderolave nga godinat publike.

Në një postim në facebook ajo shkruan se sot KQZ urdhëroi “Rilindjen” për heqjen e të gjitha banderolave nga godinat publike, dhe këto banderola janë tërësisht në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin.

Ajo thotë se LSI ka njoftuar OSBE/ODIHR dhe aleatët ndërkombëtarë për të gjitha shkeljet e tyre dhe format e paligjshme që po përdorin në procesin zgjedhor.

“Ju ka zënë frika ndaj edhe e keni humbur toruan. Më 25 prill kjo lloj frike që keni do marrë fund dhe do nisë frika tjetër e juaja edhe më e madhe, ajo e përballjes me drejtësinë” shkruan ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat