Mbijeton duke mbledhur kërmij/ Gruaja viktimë e dhunës kërkon ndihmë për të rritur 2 vajzat e vogla

Shqipëria

Mbijeton duke mbledhur kërmij/ Gruaja viktimë e dhunës kërkon ndihmë për të rritur 2 vajzat e vogla

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:51
Eranda Çuçka

Eranda Çuçka, nënë e dy vajzave të mitura, 3 dhe 2 vjeçare, jeton në fshatin Orman të Maliqit, në një banesë ku mungojnë dritaret, energjia elektrike dhe kushtet më minimale për një jetesë normale.

Varfëria e tejskajshme dhe papunësia ka bërë që bashkëshorti të ushtrojë dhunë mbi Erandën, dhe kjo e fundit të sigurojë urdhër mbrojtje duke marrë të gjithë përgjegjësinë për të rritur e vetme vajzat e saj.

“‘Bashkëshortin e kam brenda, sepse nga skamja, varfëria filloi sherri, dhuna, nuk ia përballoja dot edhe e futën brenda.”

Frigoriferi dhe rafti i ushqimeve është thuajse gjithmonë bosh.

Eranda, 30 vjeçe tregon me dhimbje se 3 vitet e fundit kanë qenë tepër të vështira, dhe lekët që nxjerr nga shitja e kërmijve që mbledh në fshat nuk i mjaftojnë as për bukë.

”Po tetëqind lekë kilja është. Sa do fitosh? Sa për të blerë një bukë.”

Në shtëpi mungojnë dritaret, ndërsa ka 5 muaj pa larë energjinë elektrike.

Kam pesë muaj pa i larë dritat. Edhe rrobat i lajë me dorë.”

Ndërsa zjarri që i ra banesës pak ditë më pare e ka vështirësuar akoma më shumë jetesën.

”Ishim jashtë me gocat po mblidhnim kleçka dhe kërmij, për të mbledhur dy lekë për bukë. Kur hymë brenda që na thirrën njerëzit se kishte dalë flaka jashtë. Ç’të shikoje atje ishin djegur me divan, me perde, me dritare, të gjitha.”

Për institucionet e shtetit dhe të bashkisë gruaja e re dhe vajzat e saj duket se nuk ekzistojnë dhe ajo drejtohet me një apel

“Një ndihmë të vogël” për këtë familje e dy vajzat e vogla.

Nëse dëshironi ta ndihmoni, pasi redaksia e Ora News ka në dispozicion numrin e telefonit të gruas Eranda Çuçka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat