Fondet për tërmetin/Kryemadhi: Pres transparencë për paratë e Bashkimit Evropian, pse nuk kanë ardhur dhe ku kanë shkuar

Shqipëria

Fondet për tërmetin/Kryemadhi: Pres transparencë për paratë e Bashkimit Evropian, pse nuk kanë ardhur dhe ku kanë shkuar

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:31
Monika Kryemadhi

Duke folur për çështjen e rindërtimit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund dhe se do të kërkojë transparencë për paratë e dhuruara nga Bashkimi Evropian, pse nuk kanë ardhur ende këto dhe se ku kanë përfunduar, nëse nuk janë investuar për ndërtimin e pallateve dhe banesave të dëmtuara nga tërmeti.

“Rindërtimit do ti shkojmë deri në fund, ku i kanë pasur, si i kanë pasur dhe në gjendje më të mirë se ç’i kanë pasur. Pse? Sepse qeveria dhe institucionet shqiptare nuk janë pronë e Edi Ramës, as e Monika Kryemadhit dhe as e Lulzim Bashës, por janë të popullit shqiptar.

A do ti rishikoni ato projekte?

Që të marrësh ti pallatet në Kombinat e t’i çosh në Vaqarr dhe t’ua japësh oligarkëve, këtë sigurisht që s’ta lejon njeri. Unë mezi po pres të shoh se çfarë po ndodh me fondin e BE-së që u mblodhën 1.2 miliard euro në shkurt të 2020-s të tërmetit. Sa para prej tyre kanë ardhur dhe pse nuk janë çuar aty për ku janë destinuar.” – u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat