“Audio-përgjimi i PD”/ Gentian Myrta: Një “Babele 2”, sajesë! Do e marrë dënimin nga SPAK!

Shqipëria

“Audio-përgjimi i PD”/ Gentian Myrta: Një “Babele 2”, sajesë! Do e marrë dënimin nga SPAK!

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:59
Gentian Myrta

Pasi PD publikoi një audiopërgjim ku sipas tyre drejtuesi i Njësisë Administrative Vaqarr Gentian Myrta i kërkon një qytetari rryshfet 30 mijë euro në këmbim të regjistrimit të pronës, ka reaguar ky i fundit.

Myrta shkruan në facebook se ajo çfarë PD ka nxjerrë është një montazh dhe një “babable 2”.

Ai shkruan se ajo është një sajesë që do të marrë dënimin nga SPAK, pasi që sot siç njofton ai do të bëjë një kallëzim.

Image

 

Ndërkohë nga ana tjetër PD njoftoi se: Ky audiopërgjim është një pjesë e provave të depozituara gjatë ditës së sotme në SPAK nga Belind Këllicci. Gentian Myrta u kallëzua për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat