Bëri thirrje për dhunë, policia procedon penalisht Xhelal Mziu, ja akuza

Shqipëria

Bëri thirrje për dhunë, policia procedon penalisht Xhelal Mziu, ja akuza

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:48
Xhelal Mziu

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu është proceduar penalisht nga ana e policisë.

Arsyeja është për deklaratën e tij e lëshuar një ditë më parë ku bënte thirrje se kushdo person i dyshimtë që sillet në lagjet e Dibrës do të ketë fatin e atij të Elbasanit, duke nënkuptuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit disa ditë më parë në këtë qytet nga grupet e mbrojtjes së votave të PD-së.

Procedimi penal ndaj Mziut është për veprën penale “Thirrje për armatosje dhe marrje të padrejtë të komandës”.

Pas kësaj deklarata Mziu kërkoi fjale publike, duke e cilësuar si të nxituar. Ai do të procedohet në gjendje të lirë.

"Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale

"Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës", në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.
Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat