16-vjeçari shqiptar godet me thikë italianin, i shkaton plagë të rënda në fytyrë

Shqipëria

16-vjeçari shqiptar godet me thikë italianin, i shkaton plagë të rënda në fytyrë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:03
Michele Dal Forno

Një i ri shqiptar, ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar italian, të quajtur Michele Dal Forno.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Veronës.

Raportohet se autor i sulmit është një 16-vjeçar shqiptar, identiteti it ë cilit nuk bëhet i ditur. 21-vjeçari i dëmtuar, që ka marrë plagë të rënda në faqe, ka raportuar në polici, se teksa po kthehej nga një dyqan, në drejtim të shtëpisë, ka parë një vajzë që po grindej me dy të mitur.

Ai ka thënë se u ndal për ta pyetur vajzën, nëse kishte nevojë për ndihmë, e në atë moment, një nga të rinjtë, i identifikuar si i mituri shqiptar, e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar disa plagë në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat