Ambasada amerikane: Do monitorojmë qendrat e votimit edhe të numërimit, derisa puna të jetë e kryer

Shqipëria

Ambasada amerikane: Do monitorojmë qendrat e votimit edhe të numërimit, derisa puna të jetë e kryer

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku bën me dije se “është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve”.

Në mesazhin e ambasadës, thuhet: “Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit”.

“Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”, mbyllet mesazhi.

Postimi i plotë

??️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat