Nard Ndoka befasia e madhe, del lista e kandidatëve më të votuar në Shkodër, PS, PD, LSI

Shqipëria

Nard Ndoka befasia e madhe, del lista e kandidatëve më të votuar në Shkodër, PS, PD, LSI

Më: 28 prill 2021 Në ora: 01:12
Nard Ndoka dhe Lulzim Basha

Në Shkodër deri në mesnatë ka vijuar numërimi për kandidatët, pra vota preferenciale për të vazhduar sërish në mëngjesin e së mërkurën në 09:00 pas pushimit të komisionerëve. Por si janë rezultatet? Nga socialistët vendin e parë e mban Benet Beci me 3586 vota, i ndjekur nga Sterkaj dhe më pas Ilir Beqja, i cili lë mbrapa Edona Bilalin.

PS në Shkodër ka tre mandate dhe tre të parët në listë janë Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. Ilir Beqja është i katërti në listë, pra nëse nuk arrin që të thyejë hersin atëherë do të jetë jashtë parlamentit. Për momentin nga 177 kuti të numëruara nga 411, Beqja ndodhet i treti në listën e më të votuarve me shpresën për të thyer hersin deri në kutinë e fundit, që nëse ndodh do të nxjerrë jashtë një nga lista e tre fituesve.

PD ka fituar 5 mandate në Shkodër, që do të thotë se nëse nuk thyhet hersi në parlament do të jenë; Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli dhe Zef Hila. Por lista e miratuar nga kryetari Basha mund të pësojë ndryshime, pasi Bardh Spahia që është i shtati deri tani ka marrë 3577 vota, pas tij vjen  Lodovik Hasani në listën e të preferuarve nga qytetarët, ndërsa vetëm i treti drejtuesi politik Helidon Bushati.

Zhgënjim është Nard Ndoka, që në listën u vendos i teti dhe që nga numri i fletëve të votimit për partitë mbeti jashtë, por edhe shpresa e fundit që mund të thyente hersin është shuar, pasi deri tani ka marrë 78 vota, më pak se të gjithë. LSI ka një deputet që do të jetë Agron Çela, i cili vështirë të thyhet, pasi kryeson edhe listën e të preferuarve. Nga PSD, Doshi është më i preferuari, por pas dorëheqjes vendin e tij në parlament do ta marrin dy kandidatët e radhës në listë.

Vota preferenciale Shkodër-177 nga 411 kuti

PSD

Tom Doshi-2980 vota

Gledis çeliku-468

Meri Markiçi-268

LSI

Agron Çela- 1137 vota

PS

Benet Beci           3586 vota

Paulin Sterkaj    2861

Ilir Beqaj              1558

Edona Bilali         1235

PD

Bardh Spahia      3577 vota

Lodovik Hasani  3422

Helidon Bushati 2842

Zef Hila               2185

Ramadan Likaj   1843

Izmira Ulqinaku 1481

Greta Bardeli      857

Aldo Gega           802

Emilja Koliqi        586

Helga Sallaku      582

Arben Gjuraj      411

Nard Ndoka        78

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat