Balla i përgjigjet sërish Metës: Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës!

Shqipëria

Balla i përgjigjet sërish Metës: Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës!

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:50
Ilir Meta dhe Taulant Balla

Pasi paralajmëroi shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka replikuar sërish në distancë me presidentin.

Pas reagimit të kreut të shtetit se “Presidenti është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!”, ka reaguar Balla që ironizon duke u shprehur “Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës”.

“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës!

Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat