Njëri mori vetëm 228 vota/ Sa vlerë kishin aleatët e Bashës këto zgjedhje, zbardhet rezultati

Shqipëria

Njëri mori vetëm 228 vota/ Sa vlerë kishin aleatët e Bashës këto zgjedhje, zbardhet rezultati

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:09
Aleatët e Bashës

Në këto zgjedhje, Partia Demokratike hyri në koalicion me disa parti të vogla me pretendimin për të maksimalizuar votën.

Por numërimi i votave për kandidatët ka zbuluar edhe peshën reale të Nard Ndokës, Vangjel Dules, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut, Agron Dukës dhe Dashmait Shehit, të cilët duket se janë ndëshkuar nga qytetarët. Rezultatin më qesharak e ka marrë Nard Ndoka me 228 vota, ndërsa Vangjel Dule ka marrë vetëm 642 vota. Në total ata kanë marrë rreth 19 mijë vota.

Votat që ka marrë secili kandidat deri më tani:

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, në Tiranë 5943 vota

Kreu i PR Fatmir Mediu, në Tiranë 5195 vota

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Tiranë 4333 vota

Kreu i PAA-së Agron Duka, në Durrës, 3063 vota

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, në Tiranë, 642 vota

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, në Shkodër 228 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat