Komisioneri Varhelyi nesër në Tiranë, sjell 145 mijë vaksina Pfizer, takime me Ramën e Bashën

Shqipëria

Komisioneri Varhelyi nesër në Tiranë, sjell 145 mijë vaksina Pfizer, takime me Ramën e Bashën

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:46
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, mbërrin nesër në orën 10:00, në Rinas, ku do të zhvillojë vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.

Komisioneri Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu, në fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat