Meta dekoron me titullin e lartë dy gjimnastët kampionë: Sukseset e vëllezërve Mara, pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive

Shqipëria

Meta dekoron me titullin e lartë dy gjimnastët kampionë: Sukseset e vëllezërve Mara, pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti Ilir Meta ka dekorduar sot me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Meta thekson se sukseset e vëllezërve Mara janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive.

Duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm.

“Kënaqësi të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara, në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në zhvillimin cilësor të sportit të gjimnastikës dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura brenda e jashtë vendit, që na kanë bërë krenarë të gjithëve.
Sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm.
Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t’i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë. ??”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat