I intubuar te “Shefqet Ndroqi”, aktori Gulielm Radoja në gjendje të rëndë

Shqipëria

I intubuar te “Shefqet Ndroqi”, aktori Gulielm Radoja në gjendje të rëndë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:15
Gulielm Radoja

Aktori i njohur Guliem Radoja po lufton me vdekjen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19. Mbrëmjen e së hënës ai është transportuar në gjendje të intubuar nga spitali i Durrësit.

Para dy javësh  ai u shtrua në spitalin e Durrësit, ku po trajtohej për virusin. Sipas mjekëve të sanatoriumit, mushkëritë i ka të prekur në masën 100%.

Ata shprehen se gjendja shëndetësore është tepër e rëndë, kjo edhe për shkak të sëmundjeve kardiake nga të cilat vuan.

Gjatë trajtimit në Durrës, kolegë dhe miq i bënë apel shtetit, që aktori të dërgohej jashtë për një trajtim më të specializuar. Por, gjendja e tij nuk e lejon atë aktualisht. Megjithatë reanimatorët e “Shefqet Ndroqit”, ende shpresojnë që aktori mund t’ia dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat