Aksident në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i riu përplas me makinë 65-vjeçarin

Shqipëria

Aksident në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i riu përplas me makinë 65-vjeçarin

Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 21-vjeçari E.M., ka aksidentuar këmbësorin 65-vjeçarin I. C. Raportohet se 65-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat