Më pak banorë më shume krime, Gjirokastra me kriminalitet më të lartë, Dibra më të ulët

Shqipëria

Më pak banorë më shume krime, Gjirokastra me kriminalitet më të lartë, Dibra më të ulët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Nuk është dëgjuar për krime të bujshme por qarku sipas statistikave ka kriminalitetin më të lartë  ne vend për 100 mijë banorë rezulton të jetë Gjirokastra, ndërsa ai që ka kriminalitetin me të ulet është qarku i Dibrës. Sipas statistikave të prokurorisë së Përgjithshme numri më i lartë i krimeve  për vitin 2020  është kryer nga meshkuj të papunë.        

Gjirokastra i cili ka numrin më të ulet të banorëve për qark rezulton se ka koeficientin  më të lartë të kriminalitetit për 100.000 mijë banorë  për vitin 2020,  ndërsa rrethi që e ka më të vogël këtë koeficient është Dibra.

Ky është konkluzioni që del nga  raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin që lamë pas,  i cili ka analizuar koeficientin e kriminalitetit në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Kështu nga satistikat rezulton se qarku i Beratit e ka koeficientin  663.  Dibra e cila përfshin edhe Matin 605.  Durrësi, i cili përfshin edhe Krujën e ka koeficientin 1207.

Elbasani  793,  qarku i Fierit që përfshin edhe Lushnjen e ka 747. Qarku i Gjirokastrës që përfshin edhe Përmetin  e ka koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë  1578.

Qarku i Korçës që përfshin edhe Pogradecin  890.  Kukësi që përfshin edhe Tropojën  825.

Lezha që përfshin edhe Kurbinin, 1117. Shkodra  823. Tirana që përfshin edhe Kavajën 1030, ndërsa  Vlora që përfshin edhe Sarandën e ka  koeficientin e kriminalitetit për 100.000 banorë 1479.

Pra nga këto të dhëna rezulton se qarku që e ka koeficientin e kriminalitetit më të ulët është qarku i Dibrës 605 dhe më të lartin e mban qarku i Gjirokastrës  1578.

Sipas të dhënave numrin më të lartë të veprave të konsumuara përgjatë 2020 është ajo vjedhjes së pasurisë, e cila përben 37% të krimeve të kryera përgjatë vitit në kaluar.

Ndërkohë sa i përket gjinisë së të akuzuarve rezulton se 97.86 %  të janë kryer nga meshkuj dhe 2.14% janë femra. 

Ndërkohë që 4.84% e te pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 41.43 % me arsim të mesëm  dhe pjesa tjetër 52.79 % të pandehurve rezultojnë me arsim 9 vjeçar. 

Përsa i përket gjendjes shoqërore, 74.33% e të pandehurve që janë akuzuar për krime te ndryshme gjatë vitit të kaluar  rezultojnë të papunë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat