Meta uron komunitetin mysliman: Sakrificat të na shërbejnë për një shoqëri njerëzore dhe të bashkuar

Shqipëria

Meta uron komunitetin mysliman: Sakrificat të na shërbejnë për një shoqëri njerëzore dhe të bashkuar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 11:02
Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar Komunitetin e Myslimanëve në ditën e Fiter Bajramit.

Presidenti ka vlerësuar sakrificat e të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve sidomos në kohët e vështira të pandemisë, dhe shpreson që këto të shërbejnë për krijimin e një shoqërie solidare, të bashkuar dhe në paqe.

"Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e Komunitetit tonë Mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, për të uruar gjithë besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë. Për të vlerësuar sakrificat e qytetarëve sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë, për të shprehur mirënjohjen që ata kanë dhënë për të sëmurët, për të pamundurit, për të gjithë ata që kanë qenë në vështirësi më të mëdha dhe njëkohësisht të na shërbejë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore edhe më të bashkuar dhe më në paqe."

I pyetur nëse do të marrë pjesë në komisionin hetimor në datën 18 maj, Presidenti thotë: "Vazhdojmë festë, mbarësi dhe gëzime të gjithëve."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat