Negociatat/ ministri grek: Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, katastrofë

Shqipëria

Negociatat/ ministri grek: Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, katastrofë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:09
Militiadis Verviciotis

Ministri plotësues për Punët e Jashtme të Greqisë tha se Athina nuk mbështet ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt integrimit europian.

Zyrtari grek, Militiadis Verviciotis foli pas një komunikimi me zëvendëskryeministrin maqedonas, Nikolla Dimitrov ndajnë të njëjtin mendim se Europa duhet t’i përmbushë premtimet që u ka bërë dy vendeve.

“Nuk duhet të ketë vonesa në procesin aderues për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë”, tha ministri Militiadis Verviciotis në Forumin Delfi në Athinë.

Verviciotis theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian është në interes të Athinës, pasi në fund Greqia do të kufizohej në veri dhe perëndim vetëm me vende anëtare të unionit.

“E rëndësishme është që procesi të fillojë menjëherë për të gjithë vendet kandidate. Ne nuk dëshirojmë të pranojmë asnjë ndarje mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria. Këtë e shohim si qasje katastrofale për stabilitetin rajonal”, tha ministri i MPJ-së greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat