Valëviten flamujt në Rinas, 27 nxënës nga Ukranina vizitë në Shqipëri

Shqipëria

Valëviten flamujt në Rinas, 27 nxënës nga Ukranina vizitë në Shqipëri

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:57
Ilustrim

27 nxënës nga Ukraina shkelën për herë të parë tokën shqiptare pasditen e së enjtes.

Si të parin kujtim shkrepën këtë foto, duke valëvitur  flamujt e dy vendeve.

Mes nxënësve ekselentë ishte edhe Olga, e lindur në Ukrainë por me origjinë shqiptare.

Për Shqipërinë ka dëgjuar të flitet nga prindërit të cilët janë kujdesur t`i lënë trashëgimi gjuhën e ëmbël shqipe.

"Më pëlqen shumë Shqipëria, jemi shumë të gëzuar që kemi ardhur."

Ajo, bashkëmoshatarët e saj si dhe 26 drejtorë shkollash janë ftuar nga Konsulli i Nderit i Ukrainës, Bledi Bajraktari, për të kaluar 7 ditë në vendin tonë.

"Jemi nje delegacion i ardhur nga Ukraina me disa drejtorë dhe nxënës shkollash. Vizita është në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit të Tiranës me qytetin Kharkovit. Doja të falenderoja Konsujt e Nderit të dy vendeve dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi marrëveshje mes shkollave tona".

"Nuk kam dëgjuar për Shqipërinë më parë. Jam shumë i emocionuar të jem këtu, dëshiroj të mësoj më shumë për Shqipërinë dhe historinë e saj".

"Vijmë për të njohur më tepër Shqipërinë, kemi mësuar disa të dhëna për vendin tuaj si p.sh që laget nga dy dete, është vend i bukur. Jam me fat që jam e zgjedhura e shkollës".

Konsulli i Nderit tregon se qëllimi i kësaj vizite është njohja e të rinjve ukrainas me kulturën dhe historinë e Shqipërisë.

"Shkëmbejmë eksperiencat mes dy vendeve, grupi i fëmijëve ka edhe shqiptarë."

Nxënësit dhe shoqëruesit e tyre do të akomodohen në hotelet e Aler Travel, ndërsa gjatë një jave qëndrimi në vendin tonë përveç takimeve me bashkëmoshatarët shqiptarë do të vizitojnë disa qytete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat