Mbi 638 mijë të vaksinuar në Shqipëri, sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Shqipëria

Mbi 638 mijë të vaksinuar në Shqipëri, sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:56
Shqipëri

Procesi i vaksinimit në Shqipëri vijon me ritme të larta, edhe pse krahasur me dje sot ka patur një përgjysmim.

Ministrja e Shëndetësisë njofton se sot në vendin tonë janë kryer 5.662 vaksinime. Shifra është dukshëm më e ulët se dje ku kishim 10,169 vaksinime anti COVID

Referuar të dhënave zyrtare, nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 638.338 vaksina. 

Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor, ndërsa deri në këto momente Shqipëria ka marrë në dorëzim 760 mijë doza vaksinash.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat