“O çfarë bëra...”, dëshmitari tregon si reagoi Dema pasi qëlloi për vdekje shokun e tij

Shqipëria

“O çfarë bëra...”, dëshmitari tregon si reagoi Dema pasi qëlloi për vdekje shokun e tij

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:17
Viktima dhe autori i krimit

Një person i cili ishte  në lokal në momentin kur ndodhi vrasja e Mehmet Qemës në rrugën “5 Maji” në Tiranë ka dëshmuar para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur se ka dëgjuar një krismë dhe menjëherë ka dalë jashtë kur ka parë Qemën të shtrirë përtokë, ndërsa të tjerët kanë nisur të bërtasin të tronditur. E kanë kapur të riun nga krahët dhe e kanë transportuar për në spital. Djemtë e kanë lënë Qemën në makinë. Më pas ai është marrë me ambulancë dhe është dërguar në spitalin ushtarak.

Sipas dëshmitarit makina është braktisur më pas përpara spitalit të burgut.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur edhe pronari i një servisi në lagje. Ai ka deklaruar se teksa ka qenë duke mbyllur servisin, ka dëgjuar në lidhje me ngjarjen dhe ka dalë menjëherë jashtë kur ka parë disa djem të largoheshin në drejtime të ndryshme.

Në atë moment ka parë autorin e ngjarjes Marius Dema i shtrirë përtokë në lot duke bërtitur “O çfarë bëra më vdektë goca”. Ai thotë se e dinte që Marius Dema punonte në Call Center në godinën ku ndodhi ngjarja, duke iu referuar këtu makinerisë së kriptmonedhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat