Pandemia rrit krimet kompjuterike, në 10 mijë banorë preken 6 persona

Shqipëria

Pandemia rrit krimet kompjuterike, në 10 mijë banorë preken 6 persona

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:08
Foto

Krimet kibernetike vijojnë të jenë shqetësuese për policinë. Sipas raportit të prokurorisë së përgjithshme për vitin 2020 kjo vepër penale ka pësuar rritje me 35 %. Eksperti i sigurisë së informacionit shprehet se bizneset por edhe fëmijët ishim më të prekur nga këto vepra për vitin 2020

Kufizimi nga pandemia ka bërë që shumë qytetarë të përdorin internetin si mjetin e tyre për të marrë e dhënë shërbime. Por këtë situatë  disa e shfrytëzuan për shantazhe apo hakërime.
Në raportin e prokurorisë së përgjithshme për vitin 2020 thuhet kjo vepër penale ka pësuar rritje më mbi 35% krahasuar me veprat e tjera.

Eksperti i sigurisë se informacionit, Ergest Nako, tha se bizneset e shërbimit ranë pre  e këtyre sulmeve pasi në Webisten e tyre nuk kishin sigurinë e duhur.

"35% rritjes është më se normale pasi kemi parë që gjatë pandemisë njerëzit janë detyruar të përdorin më shumë shërbimet elektronike, si pasojë e situatës dhe kompleksitetit që u krijua. Pra pamë kompani të cilat ishin të papërgatitur për këtë gjë. Automatikisht me rritjen e këtyre shërbimeve pritet që rritja e problematikave dhe krimet që ndodhin në hapësirën kibernetike të rriten më shumë."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat