Kadilli pas mbledhjes: Zërat për dorëheqje nuk u dëgjuan nga Basha! Jam i vendosur! Do kemi një PD më të madhe se Kryetari!

Shqipëria

Kadilli pas mbledhjes: Zërat për dorëheqje nuk u dëgjuan nga Basha! Jam i vendosur! Do kemi një PD më të madhe se Kryetari!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:54
Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli menjëherë pasi u mbyll mbledhja e këshillit Kombëtar , tha se zërat kritikë për dorëheqjen e Bashës u artikuluan qartë në mbledhje, por nuk u dëgjuan nga Kryetari.

Por megjithatë Kadilli tha për gazetarët se ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund këtij procesi.

Kadilli: U diskutua gjatë dhe me përgjegjësi, zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën për dorëheqjen, por nuk u dëgjuan nga kryetari, por vendimi është të shpallet gara për kryetar, si do që të jetë sado e pabarabartë, jashtë standardeve jam i vendosur për një PD të pastër, të hapur, fituese, duhet tu japim shpresë shqiptarëve.

Të kemi një PD më të madhe se kryetari, për të gjithë shqiptarët. Qytetarët duhet tu japim shpresë, besimi është ai që duhet që krijojmë me të.
Do ja dalim, është rrugë e gjatë dhe e vështirë por do t’ja dalim, jam i vendosur të shkojmë deri në fund për përtëritjen e PD.

Kujtojmë se zgjedhjet në PD tashmë do të zhvillohen në 13 prill, ndërsa Kadilli e ka shprehur hapur kandidaturën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat