S'ka vaksina për dozën e dytë, qytetarët sorollaten sa te Qendra Shëndetësore, sa te sheshi "Skënderbej"

Shqipëria

S'ka vaksina për dozën e dytë, qytetarët sorollaten sa te Qendra Shëndetësore, sa te sheshi "Skënderbej"

Më: 17 maj 2021 Në ora: 12:14
Sheshi "Skënderbej"

Vaksinimi i qytetarëve për dozën e dytë anti-Covid pranë tendave në sheshin “Skënderbej” është bllokuar.

Shkak për këtë mësohet se është bërë mungesa e vaksinave.

Me rekomandim të mjekut të familjes qytetarët janë paraqitur në shesh për t’u vaksinuar por personeli mjekësor  iu thotë  të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, por sipas tyre aty iu thuhet se nuk kanë vaksina.

Qytetarët që do të marrin dozën e dytë të vaksinës kineze AntiCovid iu duhet të presin në rradhë pranë tendave.

Qytetarët janë shprehur shumë të sheqtësuar për situatën në fjalë ku nuk kanë munguar as denoncimet

Kjo është dita e dytë që personat të cilët presin të vaksinohen hasin këtë problem, duke iu dashur të presin me orë të tëra për t’u vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat