Keni bërë plane për këtë javë? Njihuni më parë me surprizat që ka rezervuar moti

Shqipëria

Keni bërë plane për këtë javë? Njihuni më parë me surprizat që ka rezervuar moti

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se masat e paqëndrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu.

Sipas njoftimit ditën e enjte, reshjet parashikohet të përfshijnë më tepër territor si në tabelën e mëposhtme.

Ndërsa shiu dhe shtrëngata në këtë periudhë të vitit bie në kohë të shkurtër dhe ka tendencën të prekë lokalisht një territor.

SHMU bën me dije se era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat