Pse Basha nuk dha dorëheqjen ? Gjana tregon detaje mbi zgjedhjet për kryetar të PD

Shqipëria

Pse Basha nuk dha dorëheqjen ? Gjana tregon detaje mbi zgjedhjet për kryetar të PD

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:40
Jemin Gjana

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Jemin Gjana, jashtë selisë blu ka dhënë për gazetarët disa detaje në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kryetar të PD që do të mbahen më 13 qershor.

Gjana u pyet nga gazetarët nëse statusi i PD përcakton rastet kur kryetari i partisë duhet të japë dorëheqje.

“Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, deklaroi Gjana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat