“Burrë shtetit”, ofertat e krimit për bashkëpunim, flet Grida Duma: I kam parë si i kanë refuzuar

Shqipëria

“Burrë shtetit”, ofertat e krimit për bashkëpunim, flet Grida Duma: I kam parë si i kanë refuzuar

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:59
Grida Duma

Në një intervistë televizive, deputetja e PD-së ka thënë se kryetari të partisë, Lulzim Bashës në këmbim të pushtetit i janë ofruar oferta nga grupet kriminale, por këtë gjë e ka refuzuar.

Duma tha se Basha ka vendosur Shqipërinë para pushtetit duke refuzuar këto oferta dhe se sipas saj, kryedemokrati është treguar ‘burrë shteti’ siç ka bërë Berisha në vitin 2013.

“E kam parë në vitin 2013, kur kisha vetëm një vit e pak që isha bërë pjesë e kabinetit të zotit Berisha. E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi. Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi. Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta. Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet. Nuk ka pasur pamundësi Lulzim Basha për të ardhur me pahir? Ka pasur, e ka refuzuar. E shikoj si një provë forcë për të mos sakrifikuar Shqipërinë për pushtetin,”- tha Duma.

Grida Duma ka folur edhe më herët për këto oferta. Duma ka thënë se ka pasur oferta nga grupe të ndryshme kriminale që në këmbim kanë kërkuar Kadastrën dhe nënkryetarë bashkish, por që Basha i ka refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat