Humbi mandatin për 77 vota, Ardit Çela: PS me 48% të votave ka marrë 52% të mandateve

Shqipëria

Humbi mandatin për 77 vota, Ardit Çela: PS me 48% të votave ka marrë 52% të mandateve

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:19
Ardit Çela

Kandidati i LSI-së për Qarkun e Beratit, Ardit Çela thotë se bashkëpunimi mes LSI dhe PD u pamundësua nga ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor që i bëri mazhoranca qeverisëse.

Sipas tij në terren, LSI dhe PD kanë bashkëpunuar mjaft mirë dhe ka qenë garë për të marrë sa më shumë vota secila.

Si kryesues i listës së Beratit, Ardit Çela ka humbur mandatin për 77 vota dhe për këtë arsye LSI ka kontestuar në KAS rezultatin për 24 qendra votimi.

“Kemi pretendime për 24 kuti nga 277 në Qarkun e Beratit. Kërkesa e parë është për pavlefshmëri të qendrave të votimit”, tha z. Çela.

Ai thotë se LSI gjithashtu ka humbur dhe mandat në Durrës për 136 vota dhe ndaj edhe në këtë qark është bërë ankimim në KAS.

Edhe për rezultatin në rang kombëtar, Ardit Çela tha se LSI është penalizuar pasi me 107 mijë vota ka siguruar vetëm 4 mandate ndërsa PS tha se me 48% të votave ka marrë 52% të mandateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat