Berisha akuzoi Ramën për vendimin e SHBA, gazetari shqiptar në Miçigan zbulon kush e përpilon raportin

Shqipëria

Berisha akuzoi Ramën për vendimin e SHBA, gazetari shqiptar në Miçigan zbulon kush e përpilon raportin

Më: 21 maj 2021 Në ora: 22:08
Antony Blinken, Sali Berisha

Eduart Aliko, gazetari shqiptar në SHBA, ka komentuar vendimin për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Aliko u shpreh se vendimi është ngritur mbi fakte të cilat misionet inteligjente amerikane i mbledhin në vende të ndryshme të botës.

Si pjesë e këtyre shërbimeve inteligjente Aliko përmendi misionet e inteligjencës por edhe ambasadat të cilat përpilojnë raporte dhe më pas ia kalojnë informacionin Departamentit Amerikan të Shtetit.

Padinë e Berishës ndaj sekretarit Blinken, gazetari e komentoi si të nxituar pasi u përshpejtua kalimi nga një akuzë politike në një akuzë juridike, ndërkohë që sipas tij ish-kryeministri duhet të kishte paraqitur publikimin e provave nga DASh.

“Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raporte nga grupet faktmbledhëse në të gjitha vendet e botës. Kjo ushtrohet nëpërmjet misioneve të caktuara inteligjente por edhe nëpërmjet ambasadave. Zakonisht këto janë fakte që mblidhen në mënyrë inteligjente nga këto misione. Nuk ma merr mendja që këto fakte kthehen në fakte juridike.

Ka shumë të panjohura dhe me sa duket palët do të përballen pasi zoti Berisha ka paditur zotin Blinken si sekretar, por në fakt akuza qëndron për të gjithë zinxhirin diplomatik duke filluar nga ambasada dhe deri tek Sekretari i Shtetit Blinken.

Mendoj që zoti Berisha nuk duhet të ngutej për të shkuar në një përballje ligjore. Akuza dukej se  ishte politike dhe për tu shndërruar në juridike mund të bëhej nga ShBA-të dhe nga zoti Berisha. Mund të bëheshin hapa më të ngadaltë dhe me të sigurt nga Berisha.

Kërkesa fillestare për të kërkuar fakte ishte e drejtë dhe ai duhet të priste faktet deri sa të bëheshin publike nga DASh.

Berisha ka qenë lideri më pro-amerikan në Ballkan dhe ky vendim do të shoqërohet me veprime anësore”, tha Aliko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat