Doli nudo në protestën kundër abuzimeve, flet vajza që bëri xhiron e rrjetit: Ja pse zgjodha këtë mënyrë

Shqipëria

Doli nudo në protestën kundër abuzimeve, flet vajza që bëri xhiron e rrjetit: Ja pse zgjodha këtë mënyrë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej” u zhvillua një protestë kundër abuzimeve seksuale.

Kjo protestë mori spunto nga përdhunimi i 15-vjeçares në Lezhë nga pesë burra.

Mirëpo, ndryshe nga ç’mund të pritej, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte një vajzë, e cila doli nudo me pankartë në duar.

Ndonëse në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve që ndikon drejtpërdrejt te përdhunimet, sërish kjo vajzë u gjykua.

Sot përmes një video, kjo vajzë ka sqaruar arsyen se pse bëri këtë zgjedhje. Sipas saj, përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh nuk është shteti, por edukata e familjes.

“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë.

Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat