Agron Shehaj zbulon “prapaskenat” e fushatës/ “Basha nuk ma vlerësoi punën”

Shqipëria

Agron Shehaj zbulon “prapaskenat” e fushatës/ “Basha nuk ma vlerësoi punën”

Më: 27 maj 2021 Në ora: 21:41
Agron Shehaj

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka zbuluar prapaskenat e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Shehaj tha se ka punuar me mish e shpirt që PD dhe Lulzim Basha të vinin në pushtet, por pretendon se ky i fundit nuk e ka vlerësuar mundin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Të paekspozuarit”, se Basha urdhëroi demokratët të mos punojnë për veten e tyre, por për partinë.

“Unë gjatë zgjedhjeve kam punuar me mish e me shpirt që PD të vinte në pushtet dhe Basha të bëhej kryeministër. Puna ime në vend që të vlerësohej gjatë fushatës, jo vetëm që nuk u vlerësua, por u quajt si një punë për vete. Unë mendoj se kjo ka qenë një ndër gabimet, ti thuash deputetëve mos punoni, ose punoni për partinë dhe jo për veten, ka qenë një gjë e gabuar”, u shpreh Shehaj, ndërsa tregoi se përse vendosi të kandidojë kundër Bashës.

Unë krijova bindjen se kështu nuk vazhdohet më. Pavarësisht faktit që gara ishte e barabartë, kjo është një gjë e duhur. Unë jam i bindur se nëse nuk bëjmë gabimet që janë bërë në këta 8 vjet, ne kemi më shumë mundësi t’ja dalim sesa të vazhdojmë me këtë lidership dhe mënyrë të drejtuari”, theksoi kandidati për kryetar të PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat