Kur gjyqtarja e Elbasanit sfilonte në “Miss Shqipëria”

Shqipëria

Kur gjyqtarja e Elbasanit sfilonte në “Miss Shqipëria”

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 08:54
Enkeleda Kapedani

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani në vitin 2003 ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin Miss Shqipëria, realizuar nga regjisori Petri Bozo.

Në atë kohë 18 vjeçe, Kapedani vinte nga qyteti i Lushnjës dhe shprehej se merrte pjesë në këtë spektakël për të hedhur një hap drejt së ardhmes së saj.

Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates, pasi në media u publikuan disa video të saj, ku sfilonte brenda gjykatës.

Këto video ishin shkëputur nga rrjeti social Tik-Tok, ndërkohë që vetë gjyqtarja është shprehur se ajo nuk posedonte rrjetet sociale dhe se videot i ishin marrë nga telefoni i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat