Ekzekutimi në Lushnje/ Dalin fotot e pronarit të lokalit që u vra nga bashkëfshatari i tij me automatik

Shqipëria

Ekzekutimi në Lushnje/ Dalin fotot e pronarit të lokalit që u vra nga bashkëfshatari i tij me automatik

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:58
Viktima Rako Qorri

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Lushnjë, ku një 57-vjeçar qëlloi me automatik babë e bir.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje. 

Sofokli Shani  dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rako Qorri, 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri, 31 vjeç.

Image
Viktima Rako Qorri 62 vjeç

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:47 ku pas një konflikti në lokal Sofokli Shani ka vrarë me armë zjarri pronarin e lokalit Rako Qorri dhe ka plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image
Kejdi Qorri djali i viktimës që mbeti i plagosur në ngjarje
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat