Pasagjerja vdiq pasi u hodh nga autobusi, arrestohet shoferi: Kreu manovra të rrezikshme

Shqipëria

Pasagjerja vdiq pasi u hodh nga autobusi, arrestohet shoferi: Kreu manovra të rrezikshme

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 09:11
Ilustrim

Pasagjerja e një autobusi nga fshati Jagodinë e Elbasanit, M.K, 47 vjeçe, ka gjetur vdekjen pasi u hodh nga autobusi prej frikës që iu shkaktua nga lëvizjet e çrregullta të mjetit.

Sot Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar shoferin e mjetit, D.P 49 vjeç, pasi ai ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke shkaktuar rrëzimin dhe më pas vdekjen në spital prej plagëve, të pasagjeres.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrance D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat