Vrasja në Peqin/ Policia jep njoftimin zyrtar: Arrestohet autori

Shqipëria

Vrasja në Peqin/ Policia jep njoftimin zyrtar: Arrestohet autori

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:30
Peqin

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se është autori i vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin. Mësohet se autori është në komisariat për momentin dhe pritet që të merret në pyetje. 

Njoftimi i policisë:

"Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur   në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë. 
 
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat