Hoxha nxjerr prapaskenat nga PD dhe zbulon lëvizjen që po përgatit: Unë nuk do të rri duarkryq!

Shqipëria

Hoxha nxjerr prapaskenat nga PD dhe zbulon lëvizjen që po përgatit: Unë nuk do të rri duarkryq!

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:42
PD

Ish-nënkryetari i FRPD-së,  Lisandër Hoxha ka nxjerrë prapaskenat nga selia blu për garën për kryetar të PD-së. Sipas tij, do të fitojë përsëri Lulzim Basha, pasi ai ka hequr nga lista 28 mijë anëtarë.

Sjelljen e Bashës, Hoxha e ka krahasuar me teorinë e revolucionit të vazhdueshëm.

"S'ka garë u është hequr e drejta 28 mijë anëtarëve. Zoti Gjana me zotin Bardhi ua kanë hequr të drejtën.  Pa asnjë lloj të drejte. Ju hoq e drejta 20 mijë të rinjëve me pretekstin se nuk  i bindën.  Kjo është një gjë e paracaktuar për të shpallur Lulzim Bashën kryetar.  PD nuk ka garë, aty nuk ka platforma. Basha thotë do e vazhdojmë këtë rrugë, dhe të tjerët flasin për gabimet e Bashës, nuk flasin si do sjellin më të mirën për vendin. Të tjerët flasin për gabimet e Bashës dhe jo si riformohet PD apo si rrëzohet Rama. Duhet të kenë program si ta bëjnë më mirë. Këta se bëjnë. Sepse s’ka garë. Zotëria del e u thotë demokratëve o burra të vazhdojmë revolucionin.

Ka një teori që quhet teoria e revolucionit të vazhdueshëm. Edhe Basha është kopje e tyre ta mbajë PD  në konflikt të vazhdueshëm duke thënë se ne jemi në konflikt me të keqen. Kjo klimë jo normale nuk bën gjë tjetër veçse ngroh një pjesë të vogël të militantëve dhe e bën PD humbëse. Teoria e revolucionit të vazhdueshëm meriton të studiohet. Është teori e revolucionit të vazhdueshëm që ti mbajë demokratët nën tension të vazhdueshëm. Basha në këtë mënyrë është i fituar edhe sikur të mos dojë vetë. Basha ka bërë beteja qesharake. Nëse PD ka forcë për të shpartalluar idetë e vjetra, do të kthehet shpejt në pushtet. Nuk marr iniciativën të kandidoj me garë të mbyllur. Shqipëria ka nevojë urgjente për opozitë. Se bën opozitën vula dhe logoja. Të rinjtë po pengohen, ne jemi forca dhe motori i kësaj lëvizjeje", tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat