Rama “harron” virusin, momenti kur i jep dorën komisionerit Varhelyi dhe i kërkon të heqë maskën

Shqipëria

Rama “harron” virusin, momenti kur i jep dorën komisionerit Varhelyi dhe i kërkon të heqë maskën

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur për takim bilateral Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilit duket se i kërkon të heqë maskën.

Rama, i cili ka qenë tepër i rreptë në zbatimin e masave anti Covid, zgjodhi që në pritjet që bëri në kuadër të Samitit të krerëve të Ballkanit Perëndimor, të shfaqet pa maskë.

Sapo Varhelyi doli nga makina, Rama i dha dorën dhe më pas i bëri me shenjë që të heqë maskën mbrojtëse. Komisioneri e kaloi këtë situatë duke qeshur dhe e hoqi maskën mbrojtëse për të vijuar më pas në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në vendin tonë ka pasur një rënie të ndjeshme të rasteve të reja dhe humbjeve të jetëve si pasojë e koronavirusit. Kjo mund të ketë ndikuar në vendimin e kryeministrit për të shmangur masat e mbrojtjes ndaj Covid-19.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 18 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga koronavirusi në vendin tonë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat