Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken takon sot Edi Ramën në Bruksel

Shqipëria

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken takon sot Edi Ramën në Bruksel

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:43
Edi Rama dhe Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet sot me Edi Ramën në Bruksel. Në njoftimin zyrtar të Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se takimi zhvillohet në orën 17:30 me orën lokale.

Ndërkohë Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Blinken do e shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qersho dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor.

Në fund ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat