Punësohen 20 gra të burgosura, ministrja Gjonaj: Ky është vetëm fillimi

Shqipëria

Punësohen 20 gra të burgosura, ministrja Gjonaj: Ky është vetëm fillimi

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 19:31
Etilda Gjonaj

20 gra të dënuara do të marrin pjesë në fillimin e zbatimit të programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila shkruan se projekti në fjalë fillon në IEVP “Ali Demi”.

Sipas saj, 20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program, i cili fillon me trajnimin profesional një mujor dhe më pas firmosja e kontratave individuale të punës për prodhimin e çantave me pagë referuese të pagës minimale. Baza materiale, makinat qepëse tani janë vendosur në dispozicion të të dënuarave ndërsa Gjonaj thekson se ky është vetëm fillimi i programit të punësimit që do të realizojmë në institucionet.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që për herë të parë në sistemin e burgjeve, në këto 30 vjet, filluam zbatimin e programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar.
Tashmë që kuadri ligjor është i plotësuar duke përfshirë edhe të drejtën e punësimit të të burgosurve, projekti i parë pilot filloi sot zbatimin në IEVP “Ali Demi” në bashkëpunim me shoqatën “Pro Export Albania”.
20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program, i cili fillon me trajnimin profesional një mujor dhe më pas firmosja e kontratave individuale të punës për prodhimin e çantave me pagë referuese të pagës minimale. Baza materiale, makinat qepëse tani janë vendosur në dispozicion të të dënuarave dhe ky është vetëm fillimi i programit të punësimit që do të realizojmë në institucionet penitenciare.
Projekte në vijim të punësimit do të pasohen edhe në Institucionet e tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të punësuar sa më shumë të dënuar, që jo vetëm të përmbushim objektivat tanë për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre përmes punës, por edhe për t’i dhënë mundësinë e pagesës në të njëjtat kushte si pjesa tjetër e punëtorëve.
??????? ? ???????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat