Mbi 25 mijë mësues kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

Mbi 25 mijë mësues kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Mbi 25 mijë mësues në Shqipëri, kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vazhdojë deri në garantimin e një viti akademik të qëndrueshëm.

Ndërsa njofton se 42. 780 arsimtarë kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

“Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët. Mbi 25 mijë mësues  i kanë kryer të dy dozat e vaksinës”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat