Detajet tronditëse/ 61-vjeçari shqiptar ngacmoi seksualisht 3 fëmijët e krushkut

Shqipëria

Detajet tronditëse/ 61-vjeçari shqiptar ngacmoi seksualisht 3 fëmijët e krushkut

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar nga fshati Erind në Gjirokastër është ndaluar sot në mëngjes nga policia, pas një denoncimi për ngacmim seksual, ardhur nga dy familje të këtij fshati njëkohësisht fqinje të tij por edhe në marrëdhënie krushqie me të.

Autori i dyshuar besohet sipas familjeve që e kanë denoncuar se ka ngacmuar tri vajza të mitura përkatësisht të moshës 7, 8 dhe 14 vjeç. Ishte fëmija 7 vjeç e cila ja ka bërë me dije e para familjes së saj dhe më pas janë inkurajuar edhe fëmijët e tjerë për të pohuar ngacmimet. Vajza 14 vjeçare ka pohuar edhe para policisë, në prani të psikologëve se ngacmohej prej gati 5 vitesh.

Nga sa është mësuar nga nëna e 2 prej vajzave besohet se ato janë ngacmuar në shtëpinë e autorit që e vizitonin shpesh për shkak të lidhjeve mes familjeve, lojës me fëmijë të tjerë dhe shkëmbimeve. Banesat gjenden vetëm 10 m larg njëra tjetrës.

Nënat e fëmijëve po përpiqeshin prej 10 ditësh të mësonin më shumë nga fëmijët e tyre para se të kryenin denoncimin për pedofili. Ato kanë ngritur dyshime se edhe fëmijë të tjerë mund të jenë ngacmuar.

Autori 61 vjeçar është vetë baba i tri fëmijëve dhe ka disa nipër e mbesa. Ai ishte emigrant në Greqi deri 6 vite më parë. Pasi është kthyer punonte privatisht si taksi me mjetin e tij. Shumë prej banorëve thanë se e njihnin për njeri të rregullt dhe pa probleme ndërsa shumë të tjerë nuk kanë pranuar ta komentojnë.

Erindi është një fshat i vogël me jo më shumë se 200 banorë. Ngjarja i ka tensionuar dhe shqetësuar të gjithë pasi ka tronditur edhe lidhjet mes familjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat