Këmbësori ndërron jetë në spital, arrestohet një person

Shqipëria

Këmbësori ndërron jetë në spital, arrestohet një person

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:35

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin 21 vjeçar të automjetit që ditën e sotme aksidentoi një 62 vjeçar që ndërroi jetë më pas në spital.

Njoftimi:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat