Gazetarja: Na shokuan me tituj bombastik kundër shqiptarëve për 37 ditë për vrasjen e 20-vjeçares

Shqipëria

Gazetarja: Na shokuan me tituj bombastik kundër shqiptarëve për 37 ditë për vrasjen e 20-vjeçares

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:26
Caroline Crouch

Gazetarja Ira Londo nga Athina mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë vendin fqinj, e më gjerë, vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja tragjike ndodhi në maj, ku për javë me radhë në mediat greke u aludua se autorët ishin shqiptarë, nisur dhe nga dëshmia e bashkëshortit të viktimës se kishte dëgjuar të flitej shqip nga grabitësit. Por, pas zbardhjes së të vërtetës nga policia, rezultoi se autori ishte vetë bashkëshorti, i cili e kishte inskenuar krimin si grabitje.

Lidhur me këtë, gazetarja Londo tha se për 37 ditë me radhë në mediat greke kishte tituj e lajme bombastike për shqiptarët, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës. Kjo sipas saj, ishte shokuese për shqiptarët që jetonin në Greqi, të cilët prisnin kur do të “shpërthente” bomba dhe kur do të vinin ditët e turpit për ta.

“Ishte tepër shokuese ngjarja, mënyra si u vra e reja. Gradualisht, pas dëshmisë së pilotit se kishte dëgjuar të flitej shqip, dolën tituj bombastik. Vetë policia vuri shifrën e 30 mijë euro për informacion për autorët. Ne prisnim se kur do të ‘shpërthente’ bomba e kur do të vinin ditët e turpit. Por, policia dje tha se e ka kuptuar që në fillim se autor i krimit ishte vetë bashkëshorti dhe se nuk kishte grabitje. Për 37 ditë dolën me lajme bombastike, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës, kur policia kishte të dhëna se autorët nuk ishin shqiptarë. Pse duhet të publikoheshin tituj të vazhdueshëm e të kishte deklarata të jashtëzakonshme nga mjaft figura të rëndësishme të vendit? Jo vetëm politikanë, por edhe në rrjete sociale, kryetarja e prokurorëve postonte një pyetje “A e imagjinoni dot një grek të bëjë një krim të tillë?” Përgjigjja sot është “Po, e imagjinojmë”. Tani mediat greke janë pozicionuar hapur me titujt “Falje shqiptarëve”. Tani janë të detyruar të justifikohen ndaj komunitetit shqiptar”, tha gazetarja Londo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat