Shisnin teste COVID-19 false, ndalohen 3 mjekë, sekserë dhe falsifikatorë

Shqipëria

Shisnin teste COVID-19 false, ndalohen 3 mjekë, sekserë dhe falsifikatorë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Nga përgjimet në grupin e goditur për trafik droge është zbuluar edhe një rrjet i falsifikimit të testeve të COVID-19.

Janë ndaluar 3 mjekë, 2 janë të Qendrës Spitalore Universitare, falsifikatorë dhe disa sekserë e agjencisë së udhëtimit, për teste COVID false.

Në total 10 te arrestuar. Shisnin teste COVID fiktive. U zbulua pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet për medemek të dhëna të pasakta.

Hetimet filluan kryesisht. Sekuestrohet edhe baza e falsifikimit kundrejt vlerave 35-40 euro. Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat