Kultivonin bimë narkotike, arrestohen tre persona, procedohet kryeplaku në Mirditë

Shqipëria

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen tre persona, procedohet kryeplaku në Mirditë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Tre shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht nga policia e Lezhës pasi akuzohen për tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia bën me dije se si pasojë e kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat