Dhunohet për shkak të detyrës drejtori i ujësjellësit të Fushë Arrëzit, denoncon autorin në polici

Shqipëria

Dhunohet për shkak të detyrës drejtori i ujësjellësit të Fushë Arrëzit, denoncon autorin në polici

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:33
Anduel Gjinaj

Drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj është goditur për shkak të detyrës ditën e sotme.

Ai e ka bërë denoncim në polici dhe në Prokurorinë e Pukës për dhunën që i është ushtruar.

“Jam goditur nga shtetasi Marjan Qafa, për shkak të detyrës. Shtetasit Marjan Qafa i shkëputa një linjë uji të paligjshëm” mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij.

Mësohet se Marjan Qafa është ish-oficer i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat