Rama publikon portalin e punësimit: Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt

Shqipëria

Rama publikon portalin e punësimit: Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 09:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm portalin kombëtar të punësimit.

Rama shprehet se kjo është një risi digjitale dhe e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

“Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë.

Për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/”, shkruan Rama.

Një mundësi tjetër punësimi që është shpalosur së fundmi nga Rama është edhe platforma “Gati për Shqipërinë”. Përmes kësaj platforme u jepet mundësia të rinjve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta, në mënyrë që të shpalosin projekte dhe ide për mandatin e 3, veçanërisht në disa sektorë të shpallur prioritet nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat