Akt normativ për heqjen e gjobave të fiskalizimit, situatë e vështirë ekonomike nga pandemia

Shqipëria

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Në 1 korrik pritet fillimi i fazës së dytë të procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të përfshihen 51 mijë subjekte.

Nga 1 shtatori, procesi përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar.

Ndërsa ka ende shumë paqartësi lidhur me procesin, Ministria e Financave ka propozuar një akt normativ në ligjin për procedurat tatimore për mos aplikimin e dënimeve administrative deri në 31 dhjetor 2021. Mosaplikimi i gjobave ishte njoftuar dhe më herët nga Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Sipas ndryshimeve të propozuara, që u janë dërguar për konsultim shoqatave të biznesit:

Në kreun XV “Dispozita tranzitore dhe të fundit”, pas pikës 6 të “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“Dënimet administrative të parashikuara në nenin 122 “Shkeljet për mosregjistrimin e të dhënave të subjekteve që lëshojnë fatura”, nenin 123 “Shkeljet për moslëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese”, nenin 124 “Shkeljet në procedurën e fiskalizimit të faturave dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, nenin 124/2 “Shkeljet në procedurën e lëshimit, dërgimit dhe pranimit të e-Faturës”, nenin 125 “Mosmarrja e faturës”, nenin 128/1 “Dënime të tjera” dhe në shkronjën d), të nenit 129 “Dënimet për tatimpaguesit, që janë banka apo institucione financiare”, nuk aplikohen deri më 31 dhjetor 2021”.

Nw relacionin qw shoqwron kwto ndryshime thuhet se “Situata, me të cilën vazhdon të përballet vendi ynë si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka bërë të nevojshme krijimin e një kuadri rregullator që ndihmon tatimpaguesit në plotësimin e detyrimeve të tyre që rrjedhin nga ligji nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, sipas dhe në përputhje me datat respektive të fillimit të efekteve të tij, pa qenë nevoja që mbi ta të aplikohen dënimet administrative të parashikuara në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Pandemia globale COVID-19 ka krijuar një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, të shoqëruar me një sërë problematikash në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe për komunitetin e biznesit, të tilla si vështirësi në përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve, furnitorëve dhe punonjësve, vështirësi në vijimin normal apo dhe rrezik për mbyllje të aktivitetit”.

Pikërisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara dhe me qëllim mbështetjen e komunitetit të biznesit, duke qenë së bëhet fjalë edhe për një proces të ri që nuk është aplikuar më herët në vendin tonë, propozohet që, dënimet administrative të parashikuara në nenin 122 “Shkeljet për mosregjistrimin e të dhënave të subjekteve që lëshojnë fatura”, nenin 123 “Shkeljet për moslëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese”, nenin 124 “Shkeljet në procedurën e fiskalizimit të faturave dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, nenin 124/2 “Shkeljet në procedurën e lëshimit, dërgimit dhe pranimit të e-Faturës”, nenin 125 “Mosmarrja e faturës”, nenin 128/1 “Dënime të tjera” dhe në shkronjën d), të nenit 129 “Dënimet për tatimpaguesit, që janë banka apo institucione financiare”, të mos aplikohen deri më 31 dhjetor 2021.

Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projektakti janë:

Rritja e efektivitetit të procesit të fiskalizimit, duke e bërë sa më të thjeshtë për komunitetin e biznesit dhe duke mos pasur si qëllim penalizimin e tyre;

Mbështetja e komunitetit të biznesit në përshtatjen sa më të shpejtë dhe sa më të mirë me këtë sistem/proces të ri të fiskalizimit, i cili mundëson një metodologji raportimi në kohë reale ndërmjet Administratës Tatimore dhe Tatimpaguesve.

Kërkesa për shtyrje

Më herët, kontabilistët dhe ekspertët kontabël kërkuan shtyrjen e procesit, duke ngritur shqetësimin për vështirësitë e shumta që do të hasen deri te pazbatueshmëria në tërësi e procesit, sidomos për biznesin e vogël.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo tha më herët për Monitor se nga konsultimet me tatimpaguesit rezultojnë shumë paqartësi për zbatimin e procesit. Z. Dhamo veçoi disa raste se kur bizneset do të gjenden në vështirësi për lëshimin e faturave elektronike, pasi mungon përcaktimi në legjislacion. Sipas tij me qëllim që procesi të mos dështojë dhe tatimpaguesit të mos dëmtohen është e domosdoshme që nisja e fazës së dytë të shtyhet deri 31 dhjetor 2021 dhe të bëhen rregullimet e nevojshme në legjislacion.

Shtyrje të afatit të fiskalizimit për biznesin e vogël rekomandoi edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë A.E Distribution shpk, z. Bledar Balla. Përfaqësuesi i kompanisë A. E Distrubution të tregtimit të pajisjeve fiskale dhe zgjedhjeve softëare-ike, përmend 6 elementë të procesit, që nga marrja e certifikatës elektronike dhe deri te trajnimet që do të kërkonin më shumë afat për t’u realizuar./Monitor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat